Vllaznia – Egnatia do të jetë supersfida që do mbyllë javën e 24-t në Superiore. Takimi luhet të shtunën, ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Shkodranët do kërkojnë fitoren, pasi nuk e kanë bërë 8 takimet e fundit me rrogozhinasit. Duke përfshirë dhe 2 përballjet në Kupë, Vllaznia numëron 6 humbje dhe 2 barazime.
Arma e fortë e Vllaznia kundër Egnatias mund të quhet sulmi. Balaj është golashënuesi i Superiores me 12 gola, ndërsa bashkë me Grudën dhe Çobën numëron 21 gola.
Asnjë treshe tjetër nuk ia ka dalë të shënojë kaq gola në 24 javë kampionat. Kujtojmë se nëse Florent Hasani do të ishte te Tirana, bardheblutë do të numëronin të njëjtin numër golash me Abazajn dhe Latifin. /newsport.al/