Vllaznia e femrave e ka nisur me humbje aventurën e saj në Ligën e Kampioneve, duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Reali i Madridit.
Spanjollet e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë vajzat shkodrane të sulmonin.
Pjesa e parë u mbyll në një barazim pa gola. Në pjesën e dytë, spanjollet shënuan dy herë, me Gonzalez dhe Karmona nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu Vllaznia ndodhet në kuotën e 0 pikëve, ndërsa në sfidën e radhës do të ndeshet me Çelsin në transfertë.