Ylli argjentinas nuk është futbollisti me vlerën më të madhe, madje ai nuk është më i shtrenjti as te skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain.
“Transfermarkt” ka bërë vlerësimin e ri për elitën e futbollit francez Ligue 1, ku vlera e Messit ka rënë ndjeshëm.
33-vjeçari tani vlerësohet 60 milionë euro nga Transfermarkt pasi ka pas rënie prej 20 milionë eurove nga vera e këtij viti.
Menaxheri i zonës së Francës për Transfermarkt, Ronan Caroff ka treguar edhe arsyen e rënies së çmimit për Messin.
“Arsyeja e zhvlerësimit prej 20 milionë eurosh për Messin është për shkak të moshës së tij”, ka thënë Caroff për Transfermarkt
Kylian Mbape ka mbetur futbollisti më i vlefshëm në Ligue 1 edhe pse nuk ka pasur ndryshim në vlerën e tij dhe mbetet në çmimin prej 160 milionë euro.
Rënie ka pësuar edhe Neymar që nga 100 milionë tani vlerësohet 90 milionë euro.
Në vendin e tretë ndodhet kapiteni i PSG-së, Marquinhos me 75 milionë euro, derisa me 70 milionë mbetet Achraf Hakimi.
Lojtari më i shtrenjtë në Ligue 1 jashta klubit parisien është kanadezi i Lille, Jonathan David që ka një vlerë prej 50 milionë euro./ h.ll/albeu.com