Sulmuesi i Juventusit Dushan Vlahovic është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Serbinë në miqësoret që kjo e fundit do të zhvillojë me Danimarkën dhe Hungarinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë përfaqësuesja serbe nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku tregohet se sulmuesi ka një shqetësim në ije, me stafin e kombëtares serbe që kanë vendosur të mos rrezikojnë më shumë në një tjetër dëmtim serioz nëse e aktivizojnë.
“Për shkak të rikuperimit nga një dëmtim në ije, Dusan Vlahović nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Dragan Stojković për miqësoret me Hungarinë dhe Danimarkën.
Pas konsultimeve mes mjekëve të Juventusit dhe mjekëve të kombëtares së Serbisë është vendosur që ai ta shfrytëzojë periudhën e pushimit për t’u rikuperuar nga problemi”, shkruhej në deklaratën e kombëtares serbe.
Në këto kushte Vlahovic do të rikthehet në Torino dhe do të vazhdojë edhe fazën e rikuperimit të tij për të qenë gati në kampionat me Juventusin./ h.ll/albeu.com