Vinicius i dha barazimin Realit ndaj Levantes, Ancelotti nuk i kursen elozhet për brazilianin

Ne javën e dytë të La Liga-s Reali nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 3-3 ndaj Levantes.

Ekipi i drejtuar nga  Carlo Ancelotti e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutat e parë të takimit me Gareth Bale.

Vendesat “shastisën” ekipin madrilen më të nisur e dyta duke përmbysur rezultatin në 2-1 për pak minuta.

Pas golave të pësuar, Ancelotti ndërroi të gjithë sulmin me Vini JR që rezultoi me afikasi duke shënuar një dopietë që do t’i shmangte Realit humbjen e parë në La Liga, pasi rezultati përfundimtar do të ishte 3-3.

Tekniku italian ka folur pas ndeshjes ku është shprehur:

“Vinicius Junior ka shumë cilësi. Ai është shumë i shpejtë, por unë mendoj se ai duhet të përmirësohet edhe me shumë. Nuk jam i sigurt se ai mund të jetë një golashënues, por për që t’ia dalë duhet të stërvitet shumë. Ne e dimë se ai mund të shënojë shumë gola, pasi luajti shumë mirë në dy ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar tre gola deri më tani dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne edhe në sfidat e ardhshme”, tha tekniku i Realit. /albeu.com/


Shtuar 23.08.2021 16:17