Guangju luajti sot përballë Daegu në kuadër të javës së dhjetë në kampionat. Jasir Asani u njoftua se do të lërë fushën e lojës në minutën e 74-t dhe për këtë nuk u shfaq aspak i kënaqur.
Një zëvendësim që i erdhi papritur, teksa skuadra e tij po fitonte 2 me 0. Daegu ia doli të ngushtojë shifrat, por jo të marrë pikë. Aktualisht Guangju mban vendin e tretë.
Asani është kthyer në idhull te ekipi korean. Pas golave vendimtarë është ndër lojtarët më të preferuar për tifozët. Sulmuesi i Kombëtares e ka gjetur rrugën e rrjetës tri herë deri tani në kampionatin korean.
Reagimi i Asanit pas zëvendësimit: (VIDEO)