“I shoh ndeshjet e Kombëtares me babain”! Armando Dobra: Golat si të Jasir Asanit nuk i kisha parë ndonjëherë te Shqipëria

Armando Dobra është duke fituar titullin kampion në National League me Chesterfieldin. Futbollisti që debutoi në një moshë fare të hershme me Ispëich, kishte disa lëkundje të vogla në karrierë, derisa u bashkua me Chesterfield.

Atje shpërtheu dhe është lojtari që dashurohet më shumë nga tifozët për shkak të mënyrës së lojës me driblimet dhe golat spektakolar. Në këtë sezon Dobra ka realizuar 9 gola dhe është drejt ngjitjes në League Tëo. Por ëndrra e tij më e madhe pasi ka luajtur me Shqipërinë U-21, është Kombëtarja A. Në një intervistë për emisionin Koha Shtesë, Dobra tregoi edhe objektivin që i ka vendosur vetes.

“E kam ëndërr që të luaj me Kombëtaren A. Mund të luaj me Shqipërinë, e di që Silvinjo organizon futboll të mirë dhe unë i përshtatem atij stili. Duhet të rritem akoma më shumë dhe kam besim se brenda 1 viti do të jem pjesë e Shqipërisë. Por deri tani nuk kam pasur kontakte nga Silvinjo. Unë i besoj vetes dhe e di që një ditë do të luaj edhe në Premier League. Ftesa në Europian do të ishte ëndërr. Ndoshta jo tani, se ka lojtarë që luajnë në nivel të lart, por pas 1-2 vitesh do të jem pjesë e Kombëtares.

Golat e Asanit? Ato gola mund të bëhen një herë në tre vite, nuk i sheh shpesh. Golat e Asanit nuk i kam parë ndonjëherë në Kombëtares, uroj që ta përsërisi edhe në Europian. Unë i kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë në shoqërinë e babait. Babai është i çmendur pas Kombëtares, kemi ndjekur edhe ndeshjet e Europianit kur isha 15 vjeç”, tha Dobra. /Sport Ekspres/