Armando Broja është rikthyer në Kombëtare pas një dëmtimi që e la gjatë jashtë fushave t gjelbërta. Sulmuesi shqiptar ka shansin që t’i tregojë Silvinjos në dy miqësoret e ardhshme se e meriton të jetë pjesë e kuqezinjve në Euro 2024, pavarësishr se nuk mundi të jepte ndihmën e tij në fazën kualifikuese.
FSHF-ja ka shpërndarë një video në kanalet e saj zyrtare në rrjetet sociale, ku shihet Broja që përcjell një mesazh për tifozët shqiptarë. Sulmuesi 22-vjeçar i bën thirrje që të jenë sa më të shumtë të pranishëm në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës për t’i mbështetur kundër Kilit.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë! Ju presim në Parma të premten, në ndeshjen Shqipëri-Kili. Forca Shqipëri”, ka thënë Armando Broja në mesazhin e përcjellë pr tifozët shqiptarë.