VIDEO / Reflekse që vlejnë 3 pikët, Strakosha “heroi” i skuadrës nga Athina në derbin grek

Është mbyllur sot në Greqi një nga takimet derbi që sa herë luhet ka zhvillime nga më ët befasishmet. PAOK dhe AEK u përballën sot në Selanik në një takim ku heroin e bëri Strakosha.

Portieri shqiptar si gjithnjë tashmë tek verdhezinjtë e nisi titullar derbin ndaj bardhezinjve. Në klasiken e luajtur në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, miqtë nga kryeqyteti dolën me 3 pikët falë pritjes së shqiptarit. Thom,as Strakosha në minutën e 5-të të shtesës priti në mënyrë heroike topin dy herë për t’i mohuar golin kundërshatrëve dhe për t’i dhënë fitoren klubit nga Athina.

Rezultati ishte 1-2 në favor të klubit të legjionarit, kur vendasit fituan një goditje standarde dhe portugezi me eksperiencë Vierinha e goditi atë për t’ia servirur Kenjioras, i cili me kokë nuk qe i aftë të mposhte djalin e Foto Strakoshës, legjendë e Kombëtares.

Kështu, në dy kohë portieri kuqezi mbajti portën të pastër nga ai rast flagrant, i cili në fund i dha pikët jetike në këtë superpërballje Aek-ut. Rëndësia e refleksit të gardianit kuqezi bëri jehonë në mediat greke, të cilat në një derbi tjetër, atë të Athinës ndaj Panathinaikos fajësuan Strakoshën për golin e pësuar.


Shtuar 2.02.2025 21:36