VIDEO/ Polemika pas humbjes së Dennis Buzukjas në Serbi, boksieri shqiptar: Hyra për të fituar ose për të vdekur, por më vodhën

Dennis Buzukja nuk arriti të triumfonte përballë kundërshtarit serb Bogdan Grad, pavarësisht pritshmërive të mëdha për boksierin shqiptar. Përballja u zhvillua në kuadër të eventit “UFC Belgrade”, në kategorinë “Pesha e Lehtë”.

Dueli u mbyll pa shkuar përtej raundit të dytë. Polemikat që kanë përfshirë rrjetin lidhen me çastin kur Buzukja, i vendosur në vështirësi dhe pa gjetur mënyrë për t’i shpëtuar kapjes së kundërshtarit, u konsiderua se dha me këmbë sinjalin e dorëzimit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, shumë tifozë kanë një tjetër interpretim të episodit. Sipas tyre, boksieri shqiptar po përpiqej vetëm të largonte këmbën e rivalit për t’u mbrojtur dhe nuk kishte synim të sinjalizonte dorëzimin.

Pas përfundimit të ndeshjes, “luftëtari” shqiptar reagoi në rrjetet sociale me një mesazh drejtuar mbështetësve të tij: “Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë dhe shkova atje për të fituar ose për të vdekur.”

“Nuk e kuptoj që lufta të ndalej dhe unë të vidhesha në këtë mënyrë, pa pasur asnjë nënshtrim. Megjithatë, gjithçka është gjithmonë vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim, Bogdan. Nuk arrij ta kuptoj se si gjyqtari vendosi ta ndërpriste.”

“Nuk e di se çfarë duhet të bëj tani apo se ku do të shkoj nga ky moment, por dua vetëm t’ju falënderoj të gjithëve. Jam shumë i zemëruar dhe mendoj se raundi i tretë do të kishte qenë i mrekullueshëm, por kjo është jeta.”


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet