VIDEO / Plasin gurët dhe ndërhyn policia, përplasje mes tifozëve të Flamurtarit dhe Elbasanit! Në skenë shfaqet edhe Idrizi

“Luftë” në Vlorë pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Flamurtarit.

Mësohet se tifozët e Elbasanit kanë reaguar ndaj provokimeve verbale të tifozëve vendas dhe gurëve, duke thyer stolat e stadiumit dhe duke i hedhur drejt tifozëve kuqezi. Kanë ndërhyrë forcat e policisë për qetësimin e situatës që ka qenë e tensionuar për disa minuta.

Po ashtu edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u shfaq në skenë. Kreu i vlonjatëve shkoi pranë tifozëve verdheblu për të qetësuar situatën.

Përplasja mes tifozëve: (VIDEO /Panorama Sport


Shtuar 3.11.2025 22:25