Partizani U-19 dhe Vllaznia U-19 u përballën mes tyre në “Arenën e Demave”. Lojtarët e të dyja ekipeve janë përfshirë në një sherr masim mes tyre.
Në minutën e 90-të të takimit, kur “demat” po triumfonin thellë 5-0, një përplasje në mesin e fushës ka përfunduar në një sherr.
Të lidhura
None found
Gjeta ka goditur me grusht një lojtar të shkodranëve dhe kjo ka irrituar kuqeblutë të cilët kanë reaguar menjëherë.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Gjyqtari i sfidës ka ndërshkuar me kartonë të kuq 6 lojtarë nga 3 për skuadër.
Lutajn, Malajn dhe Gjetën nga Partizani si dhe Lekajn, Zymerin e Kubazin nga ekipi i Vllaznisë.
