VIDEO / Pa që Lautaron po ngjiste traversën, momenti kur Di Marco ngec dhe nuk ngjitet dot për të festuar titullin para tifozëve

Interi mundi Milanin me rezultat 2-1 në San Siro të hënën dhe siguroi titullin e kampionit të Italisë në pesë javë përpara.

Lojtarët e këtij klubi nuk mund ta kishin festuar më ëmbël Scudetton dhe gjatë festës në qendër të vëmendjes ishte Federico Dimarco pasi kamera regjistroi një situatë gazmore.

Gjatë festës, Federico Dimarco ka qenë në qendër të vëmendjes pasi kamera ka kapur një situatë të veçantë.

Lojtarët e Interit shkuan në tribunën ku ndodheshin tifozët e tyre, Lautaro dhe Dimarco më pas donin të ngjitnin traversën dhe kështu të festonin titullin me tifozët e klubit të tyre.

Sulmuesi argjentinas ia doli, por nga ana tjetër Dimarco nuk arriti të ngjiste traversën. Kamera po e regjistronte atë detaj dhe “vuajtja” e lojtarit të Interit zgjati disa kohë.


Shtuar 25.04.2024 17:35