“Shpresuam deri në fund, por nuk ia dolëm”, Vllaznia mesazh tifozëve pas eliminimit nga Kupa

Vllaznia u eliminua nga Egnatia në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit vazhdon rrugëtimin e tyre në Kupë pas rezultatit të përgjithshëm 2-1.

Në “Loro Boriçi” skuadra shkodrane kishte mbështetjen e tifozëve, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të festonte me ta kalimin në finale.

Pikërisht për tifozët, klubi kuqeblu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon për mbështetjen, teksa së bashku do të jenë më të fortë.

“Shpresuam deri në fund dhe nuk ia dolëm, por kjo nuk na pengon t’ u themi faleminderit tifozëve tanë të mrekullueshëm që janë me ne edhe në vështirësi! Sëbashku bëhemi më të fortë pas çdo sfide!”, shkruhet në postim.


Shtuar 25.04.2024 17:31