Një tregolësh i parë me kombëtaren nga Majkëll Olize i siguroi France fitoren 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit në shtëpi të trajnerit Didier Deshamp.
Pas disa rasteve të humbura, vendasit kaluan në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Olise përfitoi nga një top i devijuar pas goditjes së Osman Dembele dhe shënoi nga afër. Irlanda e Veriut mendoi se kishte barazuar në kohën shtesë të pjesës së parë, por goli u anulua për faull në ndërtimin e aksionit.
None found
Vetëm katër minuta pas rifillimit, Olize realizoi sërish, duke dyfishuar epërsinë e Francës. Megjithatë, miqtë reaguan dhe ngushtuan rezultatin kur Patrik Kelli shënoi golin e tij të parë me kombëtaren pas asistit të Shea Çarls.
Kur ndeshja u bë më e tensionuar, Olize vulosi suksesin e francezëve me një goditje të bukur nga distanca, duke kompletuar tregolëshin dhe duke çuar numrin e golave të tij me kombëtaren në shtatë.
Fitorja zgjat serinë e pamposhtur të Francës ndaj Irlandës së Veriut në shtatë ndeshje (5 fitore, 2 barazime).
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Dashi Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi…
Aktori i njohur Elvis Pupa ka festuar 49 vjetorin në ambientet e Ferma Vip. Përveç urimeve dhe surprizës që i…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama,…
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe premtimin për t’u rikthyer sërish në shesh, mijëra qytetarë kanë përmbyllur mbrëmjen e…
Ligjvënësit në Hungari kanë rënë dakord të ulin pagat e tyre me 40% në shenjë modestie. Politikanët hungarezë do të…
Poetja Mimoza Ahmeti është finalistja e parë e Ferma Vip 3. Ajo ishte në një televotim me Romirin, ku publiku…