sport

Liverpuli ka gati emrin që zëvendëson Salah, të kuqtë hedhin sytë drejt Bajernit

Sikur të mos mjafonte merkato stratosferike e sapombyllur e verës, Liverpuli po planfikon edhe lëvizjet e së ardhmes. Mbi të gjitha është për t’u gjetur pasardhësi i Mohamed Salah, cikli i të cilit po mbaron në “Anfield”.

Prandaj, bordi drejtues i “Reds” tashmë po punon për një lëvizje që largimi i mundshëm i egjiptianit, të ketë sa më pak pasoja. Dhe emri që ka dalë fuqishëm, sipas “Daily Mail”, është ai i Olize, lojtari aktual i Bajern Mynih, i cili në moshën 23-vjeçare është konsoliduar si një nga lojtarët më të dëshiruar në futbollin evropian. Ikja e Salah shihet një skenar që klubi nuk dëshiron ta improvizojë.

Të lidhura

None found

Egjiptiani, një pikë referimi ofensive për kampionët anglezë që nga viti 2017, ka qenë shumë më tepër sesa një golashënues.

Aftësia e tij për të bërë diferencën në ndeshjet vendimtare, vazhdimësia në Premier Ligë dhe lidershipi në skuadër, e kanë bërë atë një lojtar praktikisht të pazëvendësueshëm.

Megjithatë, në futbollin modern është e nevojshme të parashikosh dhe këtu “hyn” në lojë futbollisti premtues francez.

Olize konsiderohet një sulmues i gjithanshëm, në gjendje për të luajtur si krahun e djathtë, ashtu edhe në role të tjera të repartit sulmuese.

Driblimi i tij, vizioni i lojës dhe goditja me këmbën e majtë e bëjnë një profil shumë tërheqës për një klub që kërkon të ruajë një stil loje dinamik dhe të paparashikueshëm.

Për më tepër, francezi ka shkëlqyer te Bajern me paraqitje që e kanë pozicionuar si një nga talentet e rinj më vendimtarë në kontinent.

Liverpul e di se nuk do të jetë e lehtë ta rrëmbejë nga bavarezët, por gjithashtu kupton se merkatoja e transferimeve ofron mundësi, sidomos kur vetë lojtari mund të jetë i hapur për të bërë një hap në karrierë, drejt një kampionati më elitar se Bundesliga, siç është Premier Liga.

Kështu që financiarisht, “Reds” janë të gatshëm të bëjnë një investim me peshë, edhe duke ditur se nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet një si Salah.

Mirëpo pikërisht Salah shihet si trashëgimtari natyral, përderisa ka persoanlitet, cilësi dhe ambicje të larta. Emri i francezit duket i duhuri për të hapur një tjetër kapitull fitues në “Anfield”, si vazhdimësi e këtyre aktualëve.

të fundit

Teleskopi më i fuqishëm në botë zbulon vorbullat diellore që ndikojnë edhe Tokën

Shkencëtarët kanë arritur të fotografojnë sipërfaqen e Diellit me një nivel detajesh të paprecedentë, falë teleskopit diellor më të fuqishëm…

7 hours ago

WhatsApp teston mesazhet tekstuale që fshihen sapo lexohen

WhatsApp po përgatit një funksion të ri që synon të rrisë privatësinë e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të dërgojnë…

7 hours ago

Buzhala: Serbia Receives More Than 1.2 Billion m³ of Water Annually from Kosovo, Despite Threats Over the Ibër

Publicisti Viktor Buzhala ka reaguar ndaj paralajmërimeve se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke…

7 hours ago

Zelensky Reaffirms Position on Kosovo in Serbia, Ukrainian MP: A Diplomatic Mistake, Ukraine Should Recognize It

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi qëndrimin…

7 hours ago

Buzhala: Serbia përfiton mbi 1.2 miliardë m³ ujë në vit nga Kosova, pavarësisht kërcënimeve për Ibërin

Publicisti Viktor Buzhala ka reaguar ndaj paralajmërimeve se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke…

7 hours ago

Zelensky rikonfirmon në Serbi qëndrimin për Kosovën, deputeti ukrainas: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ky i fundit rikonfirmoi qëndrimin…

7 hours ago