Categories: sport

Bono ndal Mbappen nga pika e bardhë, Franca e mbyll pa gol pjesën e parë pavarësisht epërsisë

Pas 45 minutave të para, Franca nuk arriti të ndryshojë rezultatin ndaj Marokut, edhe pse kontrolloi lojën dhe ishte skuadra më kërcënuese në fushë.

Të lidhura

None found

“Gjelat” hynë fuqishëm në ndeshje dhe shumë shpejt rrezikuan portën kundërshtare. Në minutën e katërt, Dayot Upamecano u gjend mirë në zonë pas një krosimi, por goditja e tij me kokë u neutralizua nga Bono me një pritje të shkëlqyer.

Rasti më i rëndësishëm i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 28-të, kur Franca fitoi penallti pas ndërhyrjes së Noussair Mazraoui. Vendimi i gjyqtarit Facundo Tello mbeti në fuqi edhe pas verifikimit të episodit në VAR.

Megjithatë, Kylian Mbappe nuk mundi ta shndërronte në gol këtë mundësi, sepse Bono e kuptoi drejtimin e goditjes së tij në këndin e poshtëm të djathtë dhe priti penalltinë.

Franca vijoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 35-të Desire Doue depërtoi në zonë pas një veprimi individual, por edhe përpjekja e tij u ndal nga gardiani maroken.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Lucas Digne iu afrua shumë një goli të bukur nga larg, por tentativa e tij e fortë përfundoi në traversë.

Maroku e mbajti portën të paprekur falë Bonos, i cili ishte figura qendrore e pjesës së parë, ndërsa Franca mbetet në kërkim të golit në fraksionin e dytë për ta shndërruar epërsinë në rezultat.

të fundit

Një lojtar kyç i Arsenalit ndjen mungesë konsiderate nga Arteta, pretendon Morgan

Gazetari Piers Morgan ka kritikuar ashpër trajtimin e Mikel Artetës ndaj njërit prej yjeve të Arsenalit, duke pretenduar se lojtari…

15 seconds ago

Denoncimi i Arben Ahmetajt/ Belind Këlliçi: Ron Yeffeti i KAYO pranon se është punësuar për punët e pista! Rama dhe Nufi të japin dorëheqjen, SPAK të hetojë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me intervistën e dhënë dje nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj,…

43 seconds ago

A do ta votonte LDK-ja Vjosa Osmanin? Shkëlzen Gashi ngre skenarin që mund të trazojë politikën

Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur një ide lidhur me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e…

4 minutes ago

Sulmet e Huthive plagosin 73 persona në Arabinë Saudite, tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen

Të paktën 73 persona janë plagosur pas një vale sulmesh me raketa dhe dronë të kryera nga rebelët Huthi të…

9 minutes ago

Gjykata dënon me kusht Xhelal Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, në orën 09:00, pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin ndaj ministrit në detyrë…

15 minutes ago

Mourinho rrëfen telefonatat e Florentino Perezit pas triumfeve të Real Madridit në Evropë

Jose Mourinho ka zbuluar vlerësimin e madh që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka bërë vazhdimisht për kontributin…

23 minutes ago