Pas largimit nga Chelsea, trajneri anglez Liam Rosenior nisi një etapë të re në Paris FC, ku po tërheq vëmendjen në futbollin francez. Skuadra e kryeqytetit, e cila sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 11-të, ka përparuar dukshëm nën drejtimin e tij.
Pas 11 xhirove të Ligue 1, Paris FC mban vendin e dytë dhe është vetëm tri pikë pas Paris Saint-Germainit.
None found
Dallimi mes dy klubeve shihet edhe te vlera e tyre në tregun e futbollistëve. PSG-ja kryeson me 1.36 miliardë euro, ndërsa Paris FC vlerësohet 193.6 milionë euro dhe renditet në vendin e tetë.
Megjithë këtë hendek të madh financiar dhe në vlerën e lojtarëve, Rosenior e ka mbajtur ekipin në garë me kampionët francezë.
Fitorja e thellë 4-0 ndaj Angers ishte ndër rezultatet që ra më shumë në sy dhe e çoi Paris FC-në në pozitën e dytë.
Trajneri, megjithatë, u ka bërë thirrje lojtarëve të mos e lënë entuziazmin t’i shpërqendrojë dhe të përqendrohen te takimet që vijnë.
Rosenior e ka përshkruar PSG-në si një prej skuadrave më të mira në botë. Megjithatë, paraqitjet e Paris FC-së tregojnë se ekipi mund të jetë rival serioz në kampionat. Ndeshja mes tyre, e parashikuar për 12 dhjetor, pritet të jetë një nga përballjet më interesante të sezonit.
Paris FC ka kaluar nga mesi i tabelës sezonin e kaluar në një pretendente për kreun. Për Roseniorin, Parisi është bërë mundësia për të dëshmuar aftësitë e tij si trajner pas periudhës së vështirë në Londër.
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…
Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…
Dashi Dite pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpeshherë te lumtur dhe do…
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…