Përballja për medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2026 mes Francës dhe Anglisë ka sjellë një pjesë të parë spektakolare, me “Tre Luanët” që kanë dominuar bindshëm.
None found
Anglia e ka mbyllur 45-minutëshin e parë në epërsi të thellë 0-4, duke treguar efikasitet shumë më të lartë përballë Francës.
Vetëm pas tre minutash lojë, Declan Rice zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga distanca.
Bukayo Saka e dërgoi më pas topin në rrjetë, por goli i tij nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje. Epërsia u dyfishua nga Ezri Konsa, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Rice.
Goli i tretë i anglezëve erdhi në minutën e 37-të, kur Marcus Rashford finalizoi një aksion të ndërtuar në bashkëpunim me Bukayo Sakan.
Franca pati dy mundësi me Kylian Mbappe, por sulmuesi i Realit nuk arriti t’i konkretizonte rastet e krijuara.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Saka u rikthye protagonist duke shënuar një gol të bukur për rezultatin 0-4 në minutën e 45+2′.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse “Gjelat” do të provojnë një rikthim të pabesueshëm në këtë ndeshje apo nëse janë pajtuar me humbjen.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…