VIDEO/ Myrto Uzuni protagonist absolut, tregolësh spektakolar në suksesin e Austin

Myrto Uzuni përjetoi një mbrëmje të paharrueshme, duke marrë rolin kryesor në fitoren e Austin. Sulmuesi i Shqipërisë shkëlqeu në triumfin e pastër 3-0 ndaj Pueblas, në ndeshjen e vlefshme për Leagues Cup.

Të tre golat e takimit mbajtën firmën e beratasit dhe secili prej tyre dëshmoi klasin e tij. Uzuni e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-të, kur realizoi me një goditje dënimi spektakolare, ndaj së cilës portieri mik nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Të lidhura

None found

Vetëm 3 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Pas pasimit të Ramirez, 31-vjeçari veproi menjëherë dhe e dërgoi topin drejt portës, duke mposhtur sërish Rodriguez për rezultatin 2-0.

Goditjen përfundimtare Uzuni e dha pas një rivënieje nga këndi. Një skemë e ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer nga Austin e gjeti Myrton në pozicionin ideal, ndërsa ai lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën dhe vulosi kapitullimin e kundërshtarit. Lojtarët e Austin festuan kështu fitoren e dytë radhazi, duke arritur në kuotën e 6 pikëve.


Shtuar 10.08.2026 08:29

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdamabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio