Topi del nga stadiumi dhe shkakton përplasje mes dy automjeteve në Uruguai

Një episod i pazakontë u regjistrua të shtunën gjatë një ndeshjeje të kategorisë së dytë në Uruguai, kur një top futbolli i goditur fort përfundoi në rrugën pranë stadiumit dhe shkaktoi një aksident.

Ngjarja ndodhi në sfidën mes Uruguay Montevideo dhe Paysandu. Pas një goditjeje të fuqishme, topi doli jashtë impiantit dhe përfundoi në autostradën që kalon pranë stadiumit.

Të lidhura

None found

Prania e topit në rrugë bëri që një automjet të frenonte në mënyrë të menjëhershme. Makina që po vinte pas tij nuk pati kohë të ndalonte dhe e goditi nga pas.

Aksidenti u regjistrua pranë stadiumit Parque ANCAP në Montevideo. Pamjet u transmetuan edhe gjatë ndeshjes dhe më pas u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale.

Fatmirësisht, incidenti nuk solli pasoja të rënda dhe nuk pengoi vijimin e takimit.

Ndërkohë, në fushën e lojës, Uruguay Montevideo fitoi 1-0 ndaj Paysandu. Jashtë stadiumit, megjithatë, dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në përplasje ishin ata që “humbën”.

Më poshtë mund të ndiqni pamjet e çastit kur topi doli në rrugë dhe shkaktoi aksidentin.


Shtuar 10.08.2026 08:23

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomdamabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom GirişleriBetcio