VIDEO / Myrto Uzuni fantastik kundër Barcelonës, shqiptari asiston golin e përmbysjes

Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që Granada e tij po luan përballë Barcelonës në transfertë. Ndeshje momentalisht është me rezultatin 2-2 në favor të skuadrës së Granadës.

Është pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare që ka asistuar në golin e përmbysjes për të tijët. Në minutën e 60’ të sfidës, Uzuni dha një top mjaft të bukur për te Pellistri, duke e nxjerrë këtë të fundit të vetëm para portës së boshatisur.


Shtuar 11.02.2024 23:20