Lokomotiv Moscow fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Rubin Kazan, duke e eliminuar këtë të fundit nga Kupa e Rusisë.
Dy lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit, Mario Mitaj dhe Mirlind Daku, e nisën ndeshjen nga stoli, megjithatë për aq minuta sa ishin në fushë shfaqën një formë të mirë.
Përshëndetje “kuqezi” në Rusi. 🇦🇱👏🏻
Mitaj dhe Daku ❤️ pic.twitter.com/s2AHZAFfGu
— LIG Sport (@lig_sport) November 1, 2023
Në fund të ndeshjes, dy lojtarët kuqezi u përqafuan dhe shkëmbyen edhe fanelat e tyre./albeu.com