Sulmuesi anësor, Milot Rashica, pas kthimit nga dëmtimi, po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm për Besiktasin.
Pas golit që shënoi në mesjavë ndaj Rizespor, në fitoren 4-0, ai ka gjetur edhe sot golin.
Zhvillohej minuta e 65-të, kur Milot Rashica me një gjuajtje shumë të bukur nga brenda zonës shënoi për 2-0.
Në këtë ndeshje ka debutuar te Besiktas edhe trajneri i njohur portugez, Fernando Santos.
Me këtë gol të shënuar sot, Milot Rashica shkon në kuotën e katër shënimeve dhe ka edhe një asistim./Telegrafi/
Rashica’nın müthiş golü harikasın be pic.twitter.com/J1EvhoERnO
— Beşiktaş'ın Neferi (@Besiktas_Neferi) January 13, 2024