Heroi i finales së FA Cup, Kobbie Mainoo, bëri një lëvizje gjatë festimeve pas ndeshjes së Manchester United, ku shënuan fitore ndaj Man Cityt.
Goli i Manio në pjesën e parë në Wembley i dha Man United epërsinë prej 1-0.
Mesfushori i Man United u tregua gjithashtu një hero gjatë festimeve pasi lojtarët shijuan fitoren e tyre në dhomën e zhveshjes së Wembley.
Gjatë festës, Lisandro Martinez ka mbledhur të gjithë lojtarët për të bërë një foto me kupën dhe më pas ka spërkatur me shampanjë ekipin dhe trajnerin.
Në vend që të argëtohej në momentin e çmendur, Mainoo kapi shokun e skuadrës Amad Diallo dhe e largoi atë nga alkooli.
Kjo, 21-vjeçari Diallo është mysliman dhe dihet se kjo fe ka rregulla strikte sa i përket konsumimit të alkoolit.
Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Man United festo, me Mainoo dhe Diallo që mbetën mënjanë pasi mesfushori i ri anglez i erdhi në ndihmë shokut të tij të skuadrës.
Ndryshe, festimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim pasi Man United fitoi trofeun e 13-të FA Cup dhe konfirmoi paraqitjen e tyre në Evropë për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Kobbie Mainoo removed Amad Diallo out when the champagne started spraying because he’s a Muslim ❤️ pic.twitter.com/E40eaypnrD
— Frank🧠🇳🇱 (fan) (@TenHagEra) May 25, 2024