VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion për një vend në Kupat e Europës. Por, edhe pse anësori i djathtë është një titullar fiks në Superligën turke dhe dhuron paraqitje shumë të mira, ai vazhdon të injorohet nga Silvinho

Dhe Kurtulan, i cili rreshtohet si anësor i djathtë, një pozicion ku Shqipëria ka vazhdimisht probleme, ka lënë shenjë sot me një gol në ndeshjen ndaj Samsunspor.

Pas një asisti nga e majta të Huan Santos, ai u zhyt në zonë duke devijuar topin për ta çuar në rrjetë si një bomber i mirëfilltë, duke i dhënë avantazhin ekipin të tij në këtë duel (SHIH VIDEON E GOLIT).

Arda Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve tre vite më parë, shkruan Albeu.com.

Lidhja me Shqipërinë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. Pas ofertes se bere, sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, ndersa ai tani është i pajisur me pasaportë shqiptare.


Shtuar 21.12.2025 22:48