Duket se lidhja me Era Istrefin po bën punën e vet, pasi Amir Rrahmani ka filluar të tregojë talentin edhe si këngëtar. Mbrojtësi i Kosovës dhe i Napolit, ka zbuluar këtë talent të fshehtë në një video që është publikuar nga klubi italian në YouTube.
Në videon e publikuar në faqen zyrtare te Napolit, ai ftohet që të përkthejë në gjuhën shqipe vargjet një kënge të vjetër napolitane, “Reginella”, e krijuar më shumë se 100 vite më parë. Mbrojtësi ia del me shumë sukses të përkthejë në gjuhën shqipe fjalët e kësaj kënge, ndërsa bashkëbiseduesi i tij çuditej me shqiptimin e vështirë të fjalëve.
None found
“Ne kemi 36 germa në alfabet, është i vështirë për ju”, tallej ndërkohë Rrahmani, i cili përfundoi me sukses detyrën.
“Të kam dashur/ ti më ke dashur/ por tani nuk duhemi më/ por ndonjëherë ti / rastësisht më mendon”, ishin vargjet e përkthyera dhe në fund të kënduara me shumë sukses nga mbrojtësi i Kosovës i cili tregoi se mund të rivalizojë denjësisht me partneren e tij./albeu.com
Edhe pse në fillim të muajit maj kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, Niklas Sule nuk i ka varur ende…
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk…
Erling Haaland ka reaguar pas fitores së madhe 2-1 të Norvegjisë ndaj Brazilit në 1/8 e finales së Kupës së…
Superylli brazilian Neymar ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme me…
Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka reaguar ashpër ndaj FIFA-s pas vendimit për të lejuar Folarin Balogun të luajë në…
Ndeshja e shumëpritur e 1/8 së finales së Kupës së Botës mes Meksikës dhe Anglisë është shtyrë zyrtarisht për shkak…