Ndeshja e shumëpritur e 1/8 së finales së Kupës së Botës ndërmjet Meksikës dhe Anglisë është shtyrë zyrtarisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Mediet britanike raportojnë se organizatorët kanë vendosur ta vonojnë fillimin e takimit me një orë. Sfida, që ishte parashikuar të niste në ora 02:00 me kohën tonë lokale, tashmë do të luhet në orën 03:00 pas mesnate sipas kohës sonë.
None found
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin legjendar Azteca në Mexico City, një prej impianteve më të njohura të futbollit botëror, ku pritet një atmosferë e jashtëzakonshme në duelin mes dy përfaqësueseve me histori të pasur në Kupën e Botës.
Takimi mes Meksikës dhe Anglisë konsiderohet një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës së eliminimit direkt, ndërsa skuadra fituese do të sigurojë kualifikimin në çerekfinale. Tifozëve të të dyja kombëtareve u mbetet të presin pak më gjatë, teksa organizatorët shpresojnë që kushtet atmosferike të përmirësohen dhe ndeshja të zhvillohet pa probleme.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…