Mirlind Daku ka lënë pas paraqitjen zhgënjyese të debutimit me Spartakun e Moskës, duke marrë sërish rol protagonisti. Në minutën e 20-të të sfidës mes Baltikës dhe Spartakut, ai dalloi hapësirën dhe shërbeu saktë Ugalden, të cilin e nxori të vetëm përballë portierit.
Sulmuesi nga Kosta Rika e konkretizoi mundësinë duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit të Dakut. Megjithatë, avantazhi i skuadrës kryeqytetase zgjati shumë pak, pasi vetëm 3 minuta më vonë Mendel realizoi golin e barazimit për Baltikën.
Të lidhura
None found
Dy realizime brenda 3 minutash kanë dhuruar spektakël në përballjen mes Baltikës dhe Rubin Kazanit, e cila vijon me rezultatin 1-1, ndërsa mbetet ende kohë deri në përfundimin e pjesës së parë. Ndeshja luhet për javën e 4-t të Premier League ruse.
Asisti i Dakut.
