Mirlind Daku vazhdon të jetë në superformë. Sulmuesi shqiptar, zhbllokoi sfidën ku skuadra e tij Rubin Kazan po përballet me Soçin.
Ky takim është i vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit rus.
Daku arriti të shënojë në minutën e 22-të të sfidës, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij, në takimin e fundit të sezonit.
Me këtë realizim, tani sulmuesi shkon në kuotën e 10 golave në kampionat, duke i çuar sinjale trajnerit Silvinjo, që të jetë një nga 26 lojtarët që do të grumbullohen në Kampionatin Europian 2024.