Partizani regjistroi sot një tjetër fitore në fazën përgatitore, duke mundur Pogradecin në një takim miqësor. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Pogradecit u mbyll me rezultatin e pastër 0-2 për të kuqtë.
Bintsouka zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të, kur sulmuesi kongolez realizoi golin e parë për “Demat”. Ai ishte protagonist edhe në rrjetën e dytë, pasi asistoi Çelajn, i cili vulosi rezultatin në minutën e 54-t.
Të lidhura
None found
Ky sukses përbën një tjetër tregues pozitiv për Partizanin e drejtuar nga Florin Bratu. Vetëm pak ditë më parë, të kuqtë kishin triumfuar me të njëjtat shifra, 0-2, edhe ndaj Skënderbeut.
GOLAT:
Goli i Bintsouka (Pogradeci 0-1 Partizani)
Goli i Çelaj (Pogradeci 0-2 Partizani)
