Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, ka deklaruar se Aleanca e ka bërë të qartë publikisht që nuk synon të bëhet pjesë e Qeverisë dhe nuk kërkon asnjë pozitë, privilegj apo pjesë të pushtetit.
Të lidhura
None found
Sipas tij, partia është e gatshme ta mbështesë konstituimin e institucioneve të reja, me kusht që të plotësohen kërkesat e saj.
Tahiri tha se AAK-ja është e vetmja parti që ka paraqitur një qëndrim publik lidhur me procesin e konstituimit. Ai theksoi se Aleanca nuk dëshiron poste në Qeveri, por e konsideron të rrezikshme mundësinë që Kosova të kalojë nga një proces zgjedhor në tjetrin, duke e cilësuar këtë si rrezik për shtetësinë e vendit.
Ai shtoi se AAK-ja nuk kërkon zgjedhje të reja dhe se për formimin e institucioneve ka parashtruar gjashtë pika, të cilat, sipas tij, nuk kanë të bëjnë me interesat e Aleancës, por me Kosovën.
Deputeti paralajmëroi se, nëse kërkesat e partisë nuk merren parasysh, AAK-ja nuk do të pranojë të përdoret si vegël. Tahiri shtoi se Aleanca është shndërruar në një parti të respektuar, pasi më parë nuk ftohej as në takime.
