VIDEO/ Barcelona mposht madrilenët dhe vazhdon kryesimin e La Ligas

Një gol i Ronald Arauho në pjesën e parë të takimit përballë Rajo Vajekanos, i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Fitorja 1-0 nuk ishte aq e thjeshtë, pasi katalanasit dominuan në fillim ndaj madrilenëve, sidomos pas këtij goli, pro pastaj në fundin e sfidës lanë hapësira të rrezikshme përballë Joan Garcias.

Për fatin e tyre të mirë, portieri ishte në një ditë të shkëlqyer dhe shmangu rreziqet para katërkëndorit të tij, duke ruajtur avantazhin minimal deri në vërshëllimën përfundimtare.

Kështu, Barcelona mori fitoren e pestë radhazi që e mundësoi të shkonte e qetë në pauzën për kombëtaret me një diferencë të ndjeshme në kryesim ndaj Realit ndjekës.

GOLI I ARAUHOS (VIDEO)


Shtuar 22.03.2026 16:55