Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.
Bajrami nga e majta merr me vete mbrojtësit, pason për Tucin në qendër dhe sulmuesi pason për Asllanin. Mesfushori nuk heziton të gjuajë drejt portës dhe gjen rrjetën duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.
Goli i Asllanit erdhi në minutën ne 48-të.
Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.