Portieri 36-vjeçar Lukasz Fabianski i dha lamtumirën përfaqësueses së Polonisë mes lotësh e duartrokitjesh në ndeshjen e djeshme ndaj San Marinos, ku polakët ia dolën të fitojnë me rezultatin e thellë 5-0.
Gardiani kishte njoftuar tërheqjen nga kombëtarja që në verën e kaluar, megjithatë ndaj San Marinos u grumbullua për herë të fundit dhe u aktivizua si titullar, duke qëndruar në fushë për 57 minuta, aq sa edhe numri i ndeshjeve të tij me përfaqësuesen polake.
Më pas erdhi zëvendësimi me Majeckin, teksa duartrokitjet dhe përqafimet me shokët e skuadrës, përlotën jo pak gardianin 36-vjeçar, i cili tani do t’i përkushtohet karrierës në klube dhe nuk do të udhëtojë me Poloninë as për ndeshjen ndaj Shqipërisë të martën.