Autori i golit që i lejoi Juventusit të shpëtonte një pikë gjatë vizitës së tyre në Atalanta, braziliani Danilo (30 vjeç) pranoi në fund të ndeshjes se në Torino ka gjetur lumturinë që nuk ka mundur ta arrijë në skuadrat e mëparshme.
Gjatë karrierës së tij, anësori ka mbrojtur fanellat e Porto, Real Madrid dhe Manchester City.
“A e putha fanellën pas golit? Sigurisht, ia dedikoj të gjithë ekipit. Kemi pasur shumë momente të këqija muajt e fundit, por kemi heshtur dhe kemi punuar. Duhet t’i japim të gjithëve meritën për këtë gol, dhe gjithçka që po bëjmë. Ky gol do të thotë shumë edhe për mua. Unë kam qenë në shumë klube, në të paktën tre vende, duke u përpjekur të gjej një ekip ku mund të bëj punën time, të jem i lumtur dhe të luaj futboll. Është ajo që më pëlqente të bëja që kur isha fëmijë. Në Juve e gjeta këtë mundësi”, shpjegoi ai. /albeu.com/