Dritan Shakohoxha njihet për emocionet që i dhuron gjatë komentimit të ndeshjeve.
Ai i është bashkuar televizionit publik të Shqipërisë për ndeshjet e Euro 2020.
Shako ishte në “Wembley” së bashku me flamurin kombëtar për të komentuar ndeshjen gjysmëfinale të Europianit në mes të Italisë dhe Spanjës.
Në Instagram ka ndarë pamje derisa po komentonte.
Përveç zërit të tij karakteristik, Shakohoxha bën edhe lëvizje plot emocion dhe duket se po e ndjen atë që ne e dëgjojmë nga ekranet e televizionit.