Belgu Thomas Vermaelen njoftoi këtë të premte përfundimin e karrierës së tij, në moshën 36-vjeçare. Lojtari i cili bëri emër me Ajax-in, Arsenalin dhe Barcelonën, i dha fund kontratës me skuadrën japoneze Vissel Kobe dhe tashmë ka bërë të ditur se çfarë do të bëjë në të ardhmen.
“Isha me fat që munda të luaja për klube të mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohës për këtë”, ka shkruar Vermaelen në rrjetet sociale.
Tani vjen një sfidë e re, ai do të integrojë ekipin teknik të drejtuar nga Roberto Martinez në komandën teknike të kombëtares së Belgjikës, me synimin për Kupën e Botës Katar-2022./ h.ll/albeu.com
View this post on Instagram