Fitore dramatike për Vllazninë! Shkodranët mundën 2-1 skuadrën e Kukësit në minutat shtesë dhe heroi ishte Herald Marku.
Kuqeblutë e nisën ndeshjen me dy traversa, të Latifit dhe Hoxhajt, ndërsa më pas Heric e zhbllokoi ndeshjen. Vetëm nëj gol në 45 minutat e para.
Jonuzi më pas u ndal nga shtylla për golin e qetësisë. Kukësi reagoi dhe barazoi me anë të sulmuesit Zivkovic.
Në minutat shtesë pati shumë tension, pasi me VAR Kridens Meta anuloi një penallti, ndërsa në minutën e 96-të Herald Marku shtangu Kukësin dhe çoi peshë “Loro Boriçin” me golin e fitores.
VLLAZNIA-KUKËSI 2-1
HERIC 27’, H. MARKU 90+6’ / ZIVKOVIC 56’