Categories: sport

Vëllai i Yamal, hajmalia e re e Spanjës: A do të jetë në gjysmëfinalen kundër Francës?

Një ndeshje tejet e tensionuar mes Spanjës dhe Belgjikës solli një çast të veçantë që shkëputi për pak kohë vëmendjen nga terreni i blertë.

Të lidhura

None found

Në impiantin e mbushur me afro 70 mijë spektatorë, ovacionet shpërthyen befas. Por kësaj radhe, nuk ishte as një gol i Mikel Merinos, i cili sërish veshi petkun e heroit për “Furinë e Kuqe”, dhe as ndonjë veprim brilant i Lamine Yamal që ndezi entuziazmin e tifozerisë.

Motivi i gjithë kësaj buje ishte një fëmijë i vogël që u shfaq në ekranet gjigante të stadiumit: Keyne, vëllai katërvjeçar i Lamine Yamal, i cili në muajin shtator do të festojë datëlindjen e tij.

Figura e tij duke bërë një fytyrë gazmore u shndërrua menjëherë në një nga episodet më të komentuara të takimit. “I vogli nuk po bënte ndonjë gjë të jashtëzakonshme, veçse po bënte një shprehje qesharake”, raportoi e përditshmja franceze L’Equipe.

Talenti i Barcelonës ka ndarë me publikun prapaskenën e këtij momenti, duke zbuluar se i vëllai e kishte njoftuar paraprakisht për atë që do të ndodhte. “Në ato çaste ndodhesha tek fizioterapisti, kur ai më mori në telefon nga celulari i nënës sonë për të më paralajmëruar se do të nxirrte gjuhën jashtë”, kujtoi Yamal.

Mirëpo përtej anës argëtuese, prania e vogëlushit Keyne në tribunë ka marrë tashmë një domethënie simbolike për kombëtaren iberike. Një pjesë e tifozëve dhe gazetarëve spanjollë besojnë se ai është kthyer në një lloj “nuskë fatlume” të ekipit.

Arsyetimi qëndron te një fakt i thjeshtë: sa herë që ai ka ndjekur ndeshjet nga afër, Spanja ka dalë fituese. “Sapo ai është aty, Spanja fiton. Këtë e vumë re në Kampionatin Evropian dhe që atëherë ai është bërë hajmalia jonë me fat”, pohoi Ben Fernandes Santos, një gazetar nga Madridi, për L’Equipe.

Tani që Spanja ndodhet përballë gjysmëfinales kundër Francës, një pyetje e madhe po qarkullon mes tifozëve: a do të jetë Keyne sërish në stadium? Për spanjollët, përgjigjja është e qartë dhe sa herë që ai shfaqet, besimi për sukses rritet ndjeshëm.

Ndërkohë, për Francën, prania e vogëlushit mund të shihet si një ogur i keq, pasi kundërshtarët e tyre duket se kanë në krah një “armë” krejt të pazakontë, e cila mund të jetë vendimtare në këtë duel.

të fundit

QMK raporton 33 zjarre në 24 orët e fundit, katër vijojnë të jenë aktive

QMK njofton se 33 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në disa pjesë të vendit brenda 24 orëve të…

40 seconds ago

Bayern Munich përcakton planin mjekësor për Jamal Musialën pas dy episodeve të kolapsit

Shqetësimet rreth gjendjes së Jamal Musialës janë shtuar pas dy episodeve të kolapsit që mesfushori i Bayern Munichut përjetoi në…

7 minutes ago

Nga Krasnodari te Kharkivi/ Sulmet vrasin civilë ndërsa diplomacia për paqen zvarritet, dy fëmijë humbin jetën në një çerdhe

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë plagosur, mes tyre shtatë fëmijë, pas një sulmi me…

20 minutes ago

From Krasnodar to Kharkiv, attacks claim civilian lives as peace diplomacy is delayed

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë plagosur, mes tyre shtatë fëmijë, pas një sulmi me…

25 minutes ago

Landfill collapse engulfs homes in Guinea, 30 dead and more than 20 injured

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një tragjedi të rëndë në Conakry, kryeqytetin e Guinesë, pasi një masiv…

25 minutes ago

FAO Report: Around 32% of Albanians Face Food Insecurity, Four Times the European Average

Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerëson FAO. Ndonëse treguesi…

25 minutes ago