Lamine Yamal ka përcjellë një deklaratë të qartë në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 kundër Francës, duke theksuar se nuk është Spanja ajo që duhet të ndiejë presion, por rivali i saj.
None found
Spanja e siguroi biletën për në gjysmëfinale pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në Los Angeles, në një sfidë ku golin vendimtar e realizoi Mikel Merino, i ardhur nga stoli.
Kjo është vetëm hera e dytë në historinë e saj që Spanja arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pas suksesit të vitit 2010, kur ngriti trofeun në Afrikën e Jugut. Ndërkohë, ekipi i drejtuar nga Luis de la Fuente ka regjistruar edhe serinë më të gjatë pa humbje në historinë e vet, me 36 ndeshje rresht pa u mposhtur që nga humbja 1-0 ndaj Kolumbisë në mars të vitit 2024.
Përpara ndeshjes që do të vendosë finalistin, Yamal u shpreh me bindje të plotë.
“Nëse dikush duhet të ketë frikë, janë ata. Ne i kemi eliminuar ata në Euro 2024 dhe në Ligën e Kombeve 2024/25”.
“Jemi dy skuadra të mëdha, sipas meje dy më të mirat, por ne nuk kemi frikë”.
Në të njëjtën linjë ishte edhe trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, i cili mbetet ende i pamposhtur në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, pas 13 ndeshjesh të luajtura, me 12 fitore dhe një barazim.
“Është normale të mendojmë se do të punojmë për t’i mposhtur. Besoj se edhe ata janë po aq të shqetësuar”.
“Ne jemi e vetmja skuadër që i ka mposhtur dy ndeshje radhazi. Një ekip i madh do të përballet me një tjetër ekip të madh”.
Gjysmëfinalja mes Spanjës dhe Francës do të luhet të martën, duke nisur nga ora 21:00./
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…