Categories: sport

Spanja në pritje për Yamalin dhe Porror, të dy stërviten veçmas para finales

Fitorja 2-0 e Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka lënë edhe dy shqetësime në kampin e kombëtares spanjolle, pasi Lamine Yamal dhe Pedro Porro nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Të lidhura

None found

Vëmendja u përqendrua te Lamine Yamal gjatë përballjes me Francën, kur 19-vjeçari u pa të kapte kofshën pas një përplasjeje me Kylian Mbappen. Ky episod krijoi dyshime për një problem muskulor.

Yamal nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes, në një moment kur finalja është vetëm pak ditë larg.

Edhe Pedro Porro mungoi në këtë seancë. Mbrojtësi i djathtë po përballet gjithashtu me shtrëngime muskulore dhe po trajtohet me kujdes.

Përzgjedhësi Luis de la Fuente e konfirmoi situatën, duke thënë se stafi mjekësor po menaxhon me vëmendje gjendjen e dy futbollistëve.

Sidoqoftë, raportimet nga mediat spanjolle japin sinjale pozitive. Sipas tyre, as Yamal dhe as Porro nuk kanë pësuar dëmtim serioz, ndërsa pritet të jenë të rikuperuar për finalen e madhe ndaj Argjentinës.

Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës të dielën nga ora 21:00. Luis de la Fuente pritet t’i ketë në dispozicion dy nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të tij.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

56 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago