Vedat Muriqi mahnit në Spanjë, nga Premier League vjen interesimi për “bomberin” nga Kosova

Vedat Muriqi pati një eksperiencë jo të mirë në Serie A te Lazio.

Te Mallorca, bomber nga Kosova po bën një paraqitje spektakolare dhe vlera e tij është rritur ndjeshëm. Siç raporton “OkDario.com”, Aston Villa po shkon drejt interesimit të sulmuesit Kosovar të lindur në vitin 1994.

Nëse ekip spanjoll nuk dëshiron ta shesë, Aston Villa mund të paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 40 milionë eurosh.

Mallorca është e bindur se Muriqi do të jetë me ta deri në fund të sezonit, por në merkaton e verës mund të ndodhë gjithçka./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.11.2022 09:48