Vdekja e Emiliano Sala, dënohet për neglizhencë organizatori i fluturimit

Biznesmeni i cili e organizoi fluturimin, në të cilin vdiq futbollisti Emiliano Sala, është shpallur fajtor për rrezikimin e sigurisë së aeroplanit nga një gjykatë në Uells.

Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën kur aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Kanalin Anglez në janar të vitit 2019.

Ai e kishte pranuar se kishte tentuar ta aranzhonte një fluturim për një pasagjer pa leje apo autorizim.

Jurisë iu deshën shtatë orë e gjysmë për ta shpallur fajtor Hendersonin.

Dënimi ndaj tij do të shqiptohet më 12 nëntor.

Ibboston, i cili punonte për Henderson rregullisht, nuk kishte leje të pilotit komercial, nuk ishte i kualifikuar për të fluturuar natën dhe vlerësimi i tij për ta drejtuar aeroplanin me një motor kishte skaduar.

Sulmuesi argjentinas Sala dhe Ibboston vdiqën pasi aeroplani i tyre me një motor ra në Kanalin Anglez gjatë fluturimit nga Nantes drejt Kardifit në janar 2019. Fluturimi ishte organizuar nga Henderson.

Sala po shkonte në Kardif për ta kompletuar kalimin nga Nantes në Cardiff City në një marrëveshje prej 15 milionë funteve.


Shtuar 28.10.2021 15:31