Italia duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit francez Raphael Varane.
Reprezentuesi i Francës, raportohet së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Manchester United.
Sipas medieve britanike, ish-futbollisti i Real Madridit, pëlqehet nga Juventusi.
Krerët e ‘Zonjës së Vjetër’ thuhet se tashmë kanë kontatuar agjentin e lojtarit.
“Juventusi është i interesuar për të nënshkruar me Raphael Varane si lojtar i lirë këtë verë”, shkruajnë mediet në ishull.
Ndryshe, Varane është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera europiane.