Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Kontrata e Virgil van Dijk me Liverpool skadon në vitin 2025. Ka pasur raportime se Reds do të fillojnë bisedimet për një marrëveshje të re me mbrojtësin pasi të kenë përfunduar zgjedhjen e një pasuesi të Jurgen Klopp.

Arne Slot është shpallur zyrtarisht si trajneri i ardhshëm i Reds, por asnjë ofertë kontrate për lojtarin holandez nuk është bërë për momentin, sipas vetë kapitenit.

“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme për momentin”, deklaroi Van Dijk pas ndeshjes së Wolves, siç citohet nga Liverpool Echo.

“E vetmja gjë që mund të them tani është nëse kam një lamtumirë, nuk mendoj se do ta mbaj vetën sepse kjo ishte diçka me të cilën u befasova shumë me të (lamtumirën nga Jurgen Klopp)”.

“Këta fansa janë diçka tjetër dhe përfundimisht kur të thonë lamtumirë, atëherë do të jetë e veçantë. Edhe me Joel Matip, thashë: ‘Si ia dolët ta mbani vetën të qetë?”.

“Ai thjesht donte të kalonte shpejt dhe të qëndronte me ne, kështu që mendoj se e bëri shumë mirë. Për momentin nuk kam asgjë për të thënë. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk është në tavolinë. Nuk ndryshime në situatën time fare”, deklaroi mbrojtësi holandez më tej. /Telegrafi/


Shtuar 20.05.2024 17:14