Van Basten “thumbon” Van de Beek: Manchester United nuk është Ajax-i

Marco van Basten njihet si një personazh që nuk kursen askënd, madje gjuha e tij e drejtpërdrejtë nganjëherë mund të lëndojë shumë, por për të kjo nuk ka fare rëndësi. Nuk ia ka përtuar bashkëkombësit të tij, qendërmbrojtësit të Juvetusit, Matthijs de Ligt, së fundi për shënjestër përdor mesfushorin holandez të Manchester United, Donny van de Beek, performancat e të cilit nuk i kanë pëlqyer fare.

“Van de Beek nuk është aq i mirë. Të luash si numër 10 tek Ajaxi i Amsterdamit është shumë më e lehtë sesa ta bësh atë në Angli ose Spanjë. Në Holandë ke shumë ndihmë, ke mundësi, por jashtë vendit nuk është njësoj.”

“Ish-sulmuese legjendar, kampion Europe me Holandën në vitin 1988, shtoi gjithashtu se “ai nuk mori vendime të zgjuara. Nëse thoni se keni folur me Realin e Madridin dhe më pas keni shkuar në United, ndoshta keni vënë bast shumë të lartë”.


Shtuar 7.09.2021 16:53