Valverde i rikthehet punës si trajner, firmos me skuadrën ku la gjurmë

Ernesto Valverde do të bëhet sërish trajner i Bilbaos, me klubin bask që ka njoftuar sot fillimin e bashkëpunimit me ish-trajnerin 58-vjeçar të Olympiacos.

Ky do të jetë mandati i tretë i Valverdes në pankinën e skuadrës baske, pas transferimit të tij të parë, në dy vitet 2003-2005, por edhe i dyti, në katër vitet 2013-2017.

Trajneri spanjoll, i cili është trajneri i shquar me më së shumti ndeshje në historinë e Athletic Bilbaos, tashmë me 306 deshje , do të prezantohet zyrtarisht pasditen e së enjtes në “San Mamés” nga presidenti i ri i skuadrës, John Uriarte. /albeu.com/


Shtuar 30.06.2022 16:18