Valdes refuzon ftesën e Laportas për t’u rikthyer te Barcelona

Ish portieri i Barcelonës, Viktor Valdes ka refuzuar rikthimin te Barcelona pas ftesës së bërë nga presidenti i ri, Laporta.

Laporta dëshiron të rikthejë Valdes në katalunja si trajner portierësh, por një marrëveshje e tillë duket se nuk ështe arritur.

Spanjolli dëshiron të jetë trajner i ndonjë skuadre, ndaj ka refuzuar rikthimin si trajner i portierëve, mundësi e ofruar nga Laporta.

Valdes u rikthye në “Camp Nou” pasi përfundoi karrierën si profesionistë, duke u bërë trajner i skuadrës së re, por pastaj klubi blaugranas në tetor të vitit 2019 njoftoi se ky i fundit u largua pas disa muajve.

Valdes për Barcelonën kishte bërë plotë 535 paraqitje për 12 edicione./albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 08:22