Kurti përshëndet festivalin e parë shqiptar në Staten Island: Integrimi nuk e zbeh identitetin, por pasuron SHBA-në

Komuniteti shqiptar në Staten Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblodh për herë të parë në “Albanian Festival”, një ngjarje e organizuar me muzikë, ushqime tradicionale dhe kulturë shqiptare.

Të lidhura

None found

Festivali, i mbajtur në South Beach Boardwalk, bashkoi brezat e shqiptarëve që mbërritën të parët në Amerikë me ata që kanë lindur atje. Familjet shqiptare janë prej brezash pjesë e historisë dhe jetës së New York-ut, ndërsa fëmijët e tyre sot kanë arritur sukses në biznes, mjekësi, teknologji, inxhinieri, universitete, administratë dhe shërbim publik.

Veprimtarinë e hapi organizatori kryesor i festivalit dhe kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Naser Nika, i cili nënvizoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve që jetojnë larg vendlindjes.

Në këtë festival mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili iu drejtua komunitetit me një fjalim të përqendruar te diaspora, ruajtja e gjuhës shqipe dhe kujtesa historike.

Kurti u tha të pranishmëve se ishte i nderuar të ndodhej në një vend ku identiteti kombëtar kremtohej përmes kulturës, muzikës dhe ushqimit. Ai kujtoi se prej disa brezash shqiptarët janë pjesë e historisë së Nju Jorkut, përfshirë familjet me prejardhje nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe të gjitha trevat shqiptare.

“Shumë prej jush mbërritën me pak, por sollën me vete punën, sakrificën dhe shpresën për të ardhmen e fëmijëve. Sot, brezat e rinj kontribuojnë në biznes, mjekësi, inxhinieri, universitete dhe shërbim publik. Pikërisht ky është suksesi i diasporës: ta ruash identitetin tënd dhe njëkohësisht të japësh kontribut në vendin ku jeton”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, është e mundur që njëkohësisht të duash Amerikën dhe vendin nga i cili vjen familja jote. Ai theksoi se integrimi në shoqërinë amerikane nuk e zhduk domosdoshmërisht identitetin shqiptar, por e bën edhe më të pasur mozaikun e saj.

Ruajtjen e shqipes, Kurti e cilësoi si një ndër përgjegjësitë më të rëndësishme ndaj brezave që do të vijnë, duke thënë se shqiptarët në diasporë, e veçanërisht ata në Amerikë, po e përmbushin këtë detyrë.

“Kur një fëmijë shqiptar në Staten Island e mëson shqipen, ai nuk përvetëson vetëm një gjuhë. Bashkë me të merr historinë, kulturën dhe lidhjen me rrënjët”, u shpreh ai.

Duke folur për rolin e mërgatës, Kurti tha se për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka përfaqësuar gjithnjë shumë më tepër sesa një diasporë. Sipas tij, ai ka qenë një zë i fuqishëm, një burim i vazhdueshëm mbështetjeje dhe një urë lidhëse me Amerikën.

Në fjalimin e tij, kryeministri përmendi prejardhjen ilire dhe Skënderbeun, si dhe tri data që i cilësoi themelore: Lidhjen e Prizrenit më 1878, Pavarësinë e Shqipërisë më 1912 dhe UÇK-në e Adem Jasharit më 1998. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen e NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja, në vitin 1999, si dhe Pavarësinë e Kosovës më 2008.

Kurti foli edhe për ngritjen e shtetit, shtrirjen e sundimit të ligjit deri në veri të Ibrit dhe Forcën e Sigurisë. Vendimin e shkallës së parë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ai e quajti të padrejtë, ndërsa shtoi se historia është gjyqtari i vërtetë dhe se shteti do të angazhohet për korrigjimin e tij në apel.

Ai deklaroi se edhe më herët gjykata e UNMIK-ut, por edhe ajo e Hagës, kanë kryer padrejtësi ndaj UÇK-së. Në këtë kontekst, Kurti citoi thënien e një mendimtari të urtë: “Historia ua bën gjyqin gjyqeve”.

Kryeministri shprehu më pas vlerësim dhe falënderim të veçantë për Batalionin Atlantik nga SHBA-ja.

Në fjalën e hapjes, Naser Nika deklaroi se komuniteti shqiptar në Amerikë nuk e harron luftën për lirinë e Kosovës, sakrificat, historinë dhe të gjithë ata që dhanë jetën. Ai theksoi se, në këtë moment të vështirë, diaspora duhet të qëndrojë e bashkuar jo vetëm gjatë festimeve, por edhe përballë vështirësive.

Duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Nika tha se të pranishmit përfaqësonin një komunitet që e do Kosovën, Shqipërinë dhe tokat shqiptare. Megjithëse jetojnë larg, shtoi ai, Kosova vazhdon të jetë në zemrat e tyre dhe ky festival përbën një dëshmi të bukur të kësaj lidhjeje.

“Sot flamuri kuqezi valëvitet në Nju Jork, ndërsa fëmijët tanë dëgjojnë, këndojnë dhe kërcejnë shqip. Kjo është forma më e bukur për t’ua përcjellë identitetin brezave. Mos e harroni prejardhjen tuaj, mësojeni shqipen, duajeni kulturën dhe respektojeni Amerikën, por ruajini rrënjët. Jetën e ndërtojmë këtu, ndërsa identitetin e përcjellim brez pas brezi. Sot po fillojmë një traditë të re; le ta vazhdojmë çdo vit dhe t’i sjellim fëmijët këtu”, tha Naser Nika, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe organizator kryesor i Festivalit të Parë Shqiptar në Staten Island.


Shtuar 20.09.2026 08:02

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel